Bedri Kaloshi emërohet komandant i Bazës Ajrore Farkë

Nënkolonel Bedri Kaloshi ka marrë sot detyrën e komandantit të Bazës Ajrore Farkë, duke zëvendësuar në këtë post nënkolonel Ervin Buzin.

Ceremonia e transferimit të detyrës u zhvillua në prani të Ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji, Komandantit të Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Edmond Voci, si dhe efektivëve e personelit të Bazës Ajrore.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij, ministri Ermal Nufi çmoi kontributin e Forcës Ajrore në ndërhyrjet për shuarjen e zjarreve dhe përballimin e emergjencave civile.

“Pas tyre qëndrojnë njerëz që i shërbejnë Atdheut, komunitetit dhe shqiptarëve për t’u mbrojtur nga fatkeqësitë natyrore. Kjo është përmbushja e misionit!”, u shpreh ministri.

Ministri iu drejtua efektivëve edhe me një falënderim për angazhimin e tyre në orët e para të mëngjesit në Krujë, Himarë dhe Levan, kur banorët prisnin mbërritjen e helikopterit. “Janë ata njerëz që kërkoheshin me zor në orën katër e në pesë të mëngjesit në Krujë; e katër e në pesë të mëngjesit në Himarë; e katër e pesë të mëngjesit në Levan. Duke thënë njerëzit: “O Zot, kur do të vijë mëngjesi, që të vijë helikopteri. Një falënderim i jashtëzakonshëm për të gjithë ju, për të gjithë Forcën Ajrore, për çdo efektiv!””, tha Nufi.

Ermal Nufi shprehu mirënjohjen për nënkolonel Ervin Buzin, i cili ka shërbyer për 20 vite, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë drejtimin e tij të Bazës Ajrore Farkë. Ndërkohë, komandantit të ri, nënkolonel Bedri Kaloshi, i uroi sukses dhe i kërkoi të vijojë punën e mirë të realizuar deri tani nga personeli i bazës.


sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus