Drenica ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit 28-vjeçar Agim Zeka, i cili ka mbyllur aventurën e tij te Real Murcia për t’iu bashkuar skuadrës së Superligës së Kosovës.
Palët kanë rënë dakord për një kontratë njëvjeçare, që do ta mbajë Zekën te klubi i ri deri në verën e vitit 2027. Për futbollistin bëhet fjalë për një rikthim në Kosovë, ku më herët ka veshur fanellat e Prishtinës, Kek-ut, Dritës dhe Drenicës.
Të lidhura
None found
Agim Zeka njihet edhe për eksperiencën e tij në futbollin shqiptar. Ai ka luajtur për Skënderbeun, Erzenin dhe Partizanin, ndërsa paraqitjet me “të kuqtë” i siguruan edhe një grumbullim me Kombëtaren shqiptare.
