IPK kërkon suspendimin me pagesë të policit që nuk dorëzoi 105 eurot e gjetura në aeroport

Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar suspendimin me pagesë të një zyrtari policor të angazhuar në Stacionin Policor Kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Të lidhura

None found

Rasti në fjalë i ishte referuar IPK-së nga Policia e Kosovës më 14 shtator, pas dyshimeve për veprime të kundërligjshme nga polici që shërbente në këtë stacion.

Sipas të dhënave fillestare të mbledhura gjatë hetimit, më 9 shtator 2026 një punonjës i aeroportit kishte raportuar humbjen e 105 eurove.

Shqyrtimi i pamjeve të kamerave të sigurisë dhe veprimet e tjera hetimore zbuluan se shumën e parave e kishte gjetur një udhëtare, shtetase e Kosovës që jeton në Gjermani. Ajo më pas ia kishte dorëzuar paratë një zyrtari policor.

IPK bëri të ditur se pas pranimit të rastit ndërmori procedurat e nevojshme për mbledhjen, sigurimin dhe administrimin e informatave dhe provave të para.

Në bazë të shkresave të administruara, polici ka pranuar se i kishte marrë paratë, por nuk i kishte dorëzuar dhe as trajtuar në përputhje me procedurat ligjore dhe institucionale që zbatohen në raste të tilla.

Sipas dokumentacionit të referuar nga IPK-ja, zyrtari policor më vonë i kishte futur 105 eurot në kutinë e donacioneve të një organizate bamirëse në aeroport.

Duke vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm dhe se pezullimi është i nevojshëm për të garantuar zhvillimin e papenguar të hetimeve, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin me pagesë të zyrtarit.

Hetimi po zhvillohet për veprat penale “Përvetësimi në Detyrë” dhe “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”. Hetuesit e IPK-së, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë, do të vijojnë veprimet e mëtejshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.


Shtuar 14.09.2026 17:09

sultanbeyli escortiptvstarzbetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonus