Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se gjendja e qytetarëve është përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me para dy ose tre vitesh. Sipas tij, shqetësues është edhe fakti që njerëzit kanë humbur besimin se në shtet mund të ndërtohet një jetë më e mirë.
Të lidhura
None found
“Sot jetohet shumë më keq se para dy-tre vitesh. Por më e rënda nuk është vetëm përkeqësimi i kushteve të jetesës; njerëzve u është shuar shpresa se ky mund të jetë një vend më i mirë për të jetuar”, deklaroi Filipçe.
Ai kritikoi mënyrën se si qeveriset vendi nga pushteti aktual, duke theksuar se kjo qasje përbën një model negativ për të rinjtë.
“Me mënyrën se si qeverisin dhe e drejtojnë shtetin, të rinjve po u japin një shembull të keq”, u shpreh lideri i LSDM-së.
Filipçe tha se partia që drejton do të punojë për ta rifituar besimin e qytetarëve dhe për ta përmbysur situatën në vend.
“Pushtetin do t’ua kthejmë qytetarëve. Gjërat do të ndryshojnë, do të bëhemi pjesë e Evropës dhe të rinjtë do ta shohin të ardhmen e tyre këtu”, deklaroi Filipçe.
