Ekipi i Kukësit rinovon fushën, klubi bënë njoftimin zyrtar (FOTO LAJM)

Klubi Kukësit dje ka nisur punimet për rinovimin e fushës së stadiumit.Veri-lindorët kanë bërë një njoftim zyrtar ne rrejtin social  “Facebook” duke treguar pamje por edhe ndryshimet që do të realizohen.

Njoftimi :

“Sot ka nisur puna në stadiumin “Zeqir Ymeri” për shtrimin e tapetit. Proçesi i shtrimit do të përfundojë brenda pak ditëve, teksa më pas do të duhen të paktën 3 javë për të zhvilluar ndeshjen e parë në stadiumin e ri.

Ndryshe nga stadimui i vjetër, fusha do të jetë me bar natyral ndërkohë që do të ketë edhe impiant ndriçimi dhe për herë të parë, ndeshjet në stadiumin e ri mund të luhen edhe natën.

Krahas stadiumit,drejt përfundimit është edhe fusha stërvitore, e cila do t’I vijë në ndihmë ekipit për stërvitje por edhe skuadrave të moshave.”/albeu.com


Shtuar 23.10.2021 11:24