Egnatia ka mbyllur në avantazh të thellë 3-0 45 minutat e para të përballjes ndaj Tiranës, sfidë që shënon nisjen e sezonit të ri në Abissnet Superiore. Për kampionët e Superiores, kjo paraqitje në pjesën e parë flet qartë për epërsinë e krijuar.
Të lidhura
None found
Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ka regjistruar tri goditje drejt kuadratit dhe secila prej tyre është kthyer në gol në portën e bardhebluve.
Mbrojtja e Tiranës është paraqitur dukshëm larg pritshmërive në këtë pjesë loje, ndërsa Klafuriç po përjeton një debutim mes më negativëve në historinë e “rekordmenëve” të Shqipërisë. Situata mund të rëndohet edhe më tej, pasi deri në fund të ndeshjes mbeten për t’u luajtur edhe 45 minuta.
