A po përgatitet një marrëveshje Kurti-Abdixhiku për presidentin? Zeqiraj tregon rrugën për kapërcimin e krizës në Kosovë

Takimi i fundit ndërmjet kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka nxitur debate për mundësinë e një ujdie politike që do ta ndihmonte Kosovën të dilte nga kriza institucionale. Dy liderët kanë biseduar për profilin dhe kriteret që duhet t’i plotësojë presidenti i ardhshëm, duke treguar gatishmëri për të arritur pajtim.

Të lidhura

None found

Pas këtij zhvillimi është shtruar pyetja nëse biseda ka pasur vetëm karakter procedural lidhur me zgjedhjen e kreut të shtetit, apo mund të paralajmërojë një marrëveshje më të gjerë mes dy partive.

Duke folur për “Bota sot”, veprimtari nga Gjermania, Idriz Zeqiraj, thotë se kushtet për zgjedhjen e presidentit janë përcaktuar qartë në Kushtetutë dhe në ligje. Sipas tij, kandidati duhet të ketë personalitet, integritet, njohuri politike dhe përvojë institucionale, në mënyrë që ta përmbushë plotësisht standardin e kësaj detyre.

Zeqiraj nënvizon se presidenti duhet t’i respektojë Kushtetutën dhe ligjet shtetërore, të luajë rolin e faktorit të unitetit dhe të bashkëpunojë me të gjithë qytetarët e vendit, pa marrë parasysh përkatësitë e tyre politike.

Image

Ai vlerëson se debatit për kriteret e presidentit i është dhënë më shumë zhurmë sesa duhet, pasi kompetencat e kreut të shtetit janë tashmë të rregulluara nga Kushtetuta dhe ligjet. Megjithatë, Zeqiraj beson se takimi Kurti-Abdixhiku ka rëndësi më të madhe politike dhe se zgjedhja e presidentit, përtej procedurës, mund të jetë shenjë e një marrëveshjeje konkrete ndërmjet LVV-së dhe LDK-së.

Sa i përket mundësisë që subjektet politike të gjejnë një emër konsensual për president, Zeqiraj shfaq rezerva. Ai nuk beson se ka gjasa reale për një dakordim të tillë dhe e sheh si më të mundshme një zgjidhje politike përmes bashkimit të votave të subjekteve ekzistuese në një koalicion me LVV-në dhe LDK-në.

Sipas tij, një formulë e tillë do të mundësonte kapërcimin e ngërçit të radhës dhe shmangien e zgjedhjeve për të cilat është folur.

Zeqiraj konsideron se takimi i fundit mes Kurtit dhe Abdixhikut mund të shndërrohet në pikënisje të një marrëveshjeje më të gjerë politike për tejkalimin e krizës aktuale në Kosovë. Ai kërkon që vullneti i mirë i LDK-së të kuptohet drejt edhe nga LVV-ja, duke theksuar se një afrim i tillë duhet të ndodhë në interes të vendit.

Në analizën e tij, Zeqiraj ndalet edhe te angazhimi i LDK-së për ngritjen e institucioneve shtetërore. Ai e përshkruan këtë subjekt si parti veterane, kontribuuese në paqe dhe luftë, si dhe themeluese të Shtetit të Kosovës.

Sipas tij, përpjekjet këmbëngulëse të LDK-së për krijimin e institucioneve janë keqinterpretuar nga opozita destruktive PAN-iste, e cila i ka paraqitur ato si interesa partiake të LDK-së apo të individëve të caktuar brenda saj.

Zeqiraj përmend gjithashtu pretendimet që kanë qarkulluar në skenën politike për një koordinim të mundshëm kundër LDK-së. Duke iu referuar thënies së vëllezërve tanë jugorë, “Atje ku ka zë, nuk është pa gjë”, ai thotë se është përfolur një “aleancë e fshehtë” mes pozitës dhe opozitës PAN-iste, kryesisht PDK-së, në bashkërendim edhe me klanin Mustafa, me synimin që LDK-ja të rrënohej deri në fund.

Në këtë kuadër, ai e cilëson fushatën kundër Lumir Abdixhikut si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj vetë LDK-së. Zeqiraj pretendon se PDK-ja, së bashku me njerëzit e saj brenda strukturave të LDK-së, kishte punuar për një kohë të gjatë për një puç kundër kryetarit të ligjshëm Abdixhiku dhe lidershipit të tij.

Pavarësisht dallimeve dhe pengesave politike, Zeqiraj këmbëngul se LDK-ja ka qenë dhe vazhdon të jetë parti institucionale. Për këtë arsye, sipas tij, ajo duhet t’i vazhdojë bisedimet me LVV-në për zgjedhjen e organeve drejtuese shtetërore të Kosovës.

Këtë qëndrim Idriz Zeqiraj e dha në përfundim të deklaratës së tij për “Bota sot”.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisligobetcasibomjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet GirişmarsbahisMarsbahis Giriş