Egnatia ka zyrtarizuar afrimin e Deivid Hoxhës, i cili bëhet futbollisti më i ri në radhët e kampionëve të Shqipërisë.
Sulmuesi 19-vjeçar është larguar nga Panetolikos për t’iu bashkuar skuadrës së Rrogozhinës, ku do të luajë në formë huazimi nga klubi i Superligës greke.
Të lidhura
None found
Marrëveshja parashikon qëndrimin e Hoxhës te Egnatia deri në përfundim të sezonit 2026/2027. Pas kësaj periudhe, lojtari do të rikthehet në Greqi.
“Mirë se vjen në familjen Egnatia, Deivid Hoxha! Të urojmë shumë suksese, fitore dhe momente të paharrueshme me fanellën tonë”, njoftoi klubi rrogozhinas përmes rrjeteve sociale.
