Senegali dhe Egjipti janë kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës. Salah me shokët e tij kanë mposhtur me rezultatin 2-1 në shtesë Marokun dhe në fazën tjetër ndeshen me Kamerunin.
Egjipti sot ia ka dalë me përmbysje, pasi Maroku shënoi i pari me Boufal me penallti që në minutën e shtatë. Në fillimin e pjesën së dytë, 53′, Salah vendosi baraspeshën.
1-1 përfundoi koha e rregullt dhe në shtesë Trezeguet, lojtar i Aston Villa, shënoi dhe i dha fitoren e kualifikimin Egjiptit. Ekipi tjetër i kualifikuar, Senegali, mposhti 3-1 Guinenë Ekuatoriale dhe kalimin në finale do e diskutojë me Burkina Faso.
Diedhiou kaloi senegalezët në epërsi, ndërsa Guineja u përgjigj me Buyla. Kouyate dhe Sarr më pas reaguan dhe shënuan dy gola që e çuan në gjysmëfinale Senegalin.
Për më tepër ndiqni live rezultatet e ndeshjeve: https://albeu.com/livescore/