E ulur në prehrin e tij, Erjona Sulejmani nuk kursen pozat e nxehta me të dashurin e ri (FOTO LAJM)

Prej disa kohësh, ish-bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemajli, Erjona Sulejmani po shijon lidhjen e dashurisë me protagonistin e “Uomini e Donne”, Alessandro Basciano.

Modelja Erjona Sulejmani bëri publike lidhjen me Basciano pak kohë më parë me anë të disa fotove të publikuara në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar imazhe “të nxehta” në krah tij, teksa pozoi e ulur në prehrin e të dashurit në Milano ndërsa postimin e shoqëroi me emoji zemre.

Duket se modelja po e shijon në maksimum romancën me Basciano, pasi shfaqen shumë të lumtur së bashku.

Kjo është lidhje e parë publike e Erjona Sulejmanit pas ndarjes së saj nga futbollisti Blerim Xhemajli, me të cilin ka një djalë.

Pas divorcit, ajo se deklaroi se kurrë s’do lidhej me një futbollist sërish dhe e ka mbajtur fjalën, pasi tani është në krah të djalit mjaft të njohur në botën e televizionit Italian.

32-vjeçari Alessandro Basciano gjithashtu baba i një djali 5-vjeçar, Nicolò, nga lidhja me Clementina Deriu.

Ai ishte një pretendent i “Uomini e Donne”, programi i suksesshëm i Maria de Filippi.


Shtuar 21.07.2021 11:42