Goli me të cilin Hysaj çoi në dyfish avantazhin e Shqipërisë në Budapest u shoqërua me një reagim të veçantë të Manajt, që nuk u shpëtoi kamerave.
Në minutën e 57-të, mbrojtësi mori një pasim të saktë nga sulmuesi lushnjar dhe vendosi ta përfundonte vetë aksionin. Zgjedhja rezultoi e suksesshme, pasi topi përfundoi në rrjetë.
Të lidhura
None found
Manaj, ndërkohë, ishte vendosur mirë brenda zonës dhe kishte gjithashtu mundësi të shënonte. Ai priste që shoku i skuadrës t’ia kthente topin, ndaj u pa të “protestonte” për pasimin që nuk erdhi.
Pamjet e momentit tregojnë Hysajn duke shënuar dhe Manajn që mbetet i shtangur në vend.






