Protestë masive në Pragë, qytetarët kundërshtojnë planin e qeverisë për median publike

Qindra mijëra qytetarë kanë protestuar këtë të diel në Pragë të Republikës Çeke, kundër planit të qeverisë për heqjen e tarifës së financimit të medias publike dhe kalimin e fondeve të saj në buxhetin e shtetit. Sipas organizatorëve, në tubim morën pjesë rreth 350 mijë deri në 450 mijë persona, duke e kthyer atë në një nga demonstratat më të mëdha në vend që nga Revolucioni i Kadifenjtë i vitit 1989.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, protestuesit u mblodhën në Parkun Letna, duke mbajtur pankarta me mesazhe në mbrojtje të lirisë së medias dhe pavarësisë së saj nga politika. Ata kundërshtojnë planin e qeverisë së kryeministrit Andrej Babis, duke paralajmëruar se ndryshimi i mënyrës së financimit mund t’i bëjë televizionin dhe radion publike më të varura nga vendimet politike.

Të lidhura

None found

Nga ana tjetër, Babis mbron nismën, duke argumentuar se heqja e tarifës do të lehtësojë barrën financiare për familjet. Megjithatë, gazetarët, opozita dhe organizatat e shoqërisë civile paralajmërojnë se shkurtimi i financimit mund të dëmtojë seriozisht funksionimin dhe pavarësinë e transmetuesve publikë.


Shtuar më 15.11.2026 21:00

grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookcasibomgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetpusulabetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobet telegram