E BUJSHME/ Jasir Asani drejt klubit të njohur spanjoll

E ardhmja e Jasir Asanit pritet të jetë në elitën e futbollit spanjoll. Forma e shkëlqyer me Kombëtaren shqiptare, i ka hapur një derë të madhe talentit kuqezi.

Vetëm 8 ndeshje në karrierën e tij me Kombëtaren kanë mjaftuar që të kthehet në një pikë kyçe të formacionit kuqezi.

Me golat e tij spektakolarë dhe me dy asistet e dhënë përgjatë ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024,  Asani ka zgjuar interesin e shumë klubeve europiane.

Së fundmi bëhet me dije se Las Palmas, synon të transferojë Asanin në muajin janar.  Klubi koreano-jugor kërkon 1 milionë euro për kartonin e lojtarit nga Shkupi, të cilat Las Palmasi është i gatshëm t’i paguajë.


Shtuar 27.11.2023 22:50