E ardhmja e Ronaldos, lajm i madh vjen për tifozët e Juves nga TV portugez

Cristiano Ronaldos i mbaron kontrata me Juventusin në qershor 2022, por për të është përfolur shumë kohët e fundit për një largim nga Torino.

Por së fundmi një lajm mjaft i mirë vjen nga televizoni portugez, TVI, i cili bën të ditur se Cristiano Ronaldo po negocion rinovimin edhe me një vit me Juven, pra deri në 2023.

Ndërkohë, CR7 po shijon pushimet, të cilat mbërritën mbase shumë shpejt pas daljes së Portugalisë në raundin e 16 të Euro 2020, kundër Belgjikës. /albeu.com/


Shtuar 1.07.2021 10:39