Dzeko: Jemi të parët dhe duam të qëndrojmë në krye deri në fund

Edin Dzeko është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Interit. Në një intervistë për “Correa della Sera”, sulmuesi boshnjak është shprehur se është i lumtur që skuadra e tij është në krye të Seria A dhe se dëshiron që deri ën fund të jenë të tillë.

Sigurisht ky ishte edhe një mesazh për kundërshtarin e tyre Milan, me të cilët do të përballen më 6 shkurt në “San Siro”.

“Ne jemi të parët dhe duam të qëndrojmë atje deri në fund. Inzaghi vazhdon metodat e tij, të gjithë argëtohen. Lukaku? Nëse shkon në një vend dhe fillon të mendosh se çfarë kanë bërë ata që kanë qenë para teje, është më mirë të mos shkosh askund.  Totti ? Ishte turp që nuk e kisha takuar më parë, u argëtuam shumë”, ka përfunduar Dzeko./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.01.2022 14:16