Dy emra “big” për të zëvendësuar Tuchel

Zinedine Zidane dhe Mauricio Pochettino janë në listën e ngushtë të Chelsea për postin e trajnerit. Sipas informacioneve të Sky Sports, kryesia do të kontaktojë sot të dy trajnerët.

Në të njëjtën kohë, vihet re se opsioni prioritar për të zëvendësuar Tuchel është Graham Potter, i cili drejton Brighton.

Kujtojmë se sot Chelsea njoftoi shkarkimin e Thomas Tuchel nga posti i trajnerit. Duke iu bashkuar skuadrës në janar 2021, trajneri gjerman fitoi Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e UEFA-s. /albeu.com/

Let the Mauricio Pochettino to Real Madrid rumours begin! – The Warm-Up - Eurosport