Djali i Ronaldos feston ditëlindjen, urimi i ndjerë i Georginës merr gjithë vëmendjen (FOTO LAJM)

Partnerja e Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez, tregon shpesh në rrjete sociale sa e lumtur është me familjen e bukur që kanë krijuar, teksa ndan vazhdimisht momente me ta në rrjete sociale.

Tashmë, partnerja e futbollistit është bërë ‘mama’ edhe për djalin e madh të Ronaldo-s nga marrëdhënia e mëparshme dhe kujdeset t’i falë atij gjithë dashurinë e një nëne.

Me rastin e ditëlindjes, ajo zgjodhi fjalët më të ndjera për ta uruar djalin, teksa ndau foto me të në Instagram.

“Urime princi im! Eshtë kënaqësi të të shoh teksa rritesh çdo ditë dhe të shoh mashkullin e rritur në të cilin po kthehesh. Faleminderit që na bën kaq krenarë. Faleminderit që je vëllai i madh më i mirë, djali dhe shoqëruesi më i mirë i jetës. Jam kaq e lumtur që shoh sot gëzim dhe mirënjohje në sytë e tu. Faleminderit që më bën çdo ditë të ndihem si mamaja më e mirë në botë. Të duam, babi, mami, motrat e vëllai.”- ishin fjalët e saj krahas postimit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Shtuar 18.06.2021 12:43