Dita e tretë e Kupës së Botës: Argjentina zbret sot në fushë, Franca në misionin për të ruajtur trofeun

Sot do të nisin ndeshjet e radhës në Kupën e Botës.

Argjentina e Messit sot do të zbresë në fushë për debutimin e saj në Kupën e Botësm, ku përballë do të kenë Arabinë Saudite në orën 11:00.

Argjentina është një nga ekipet pretendente për ta fituar këtë trofe të jashtëzakonshëm, dhe patjetër që djemtë e Scalonit do të bëjnë maksimumin, me në krye Messin që do të jetë Botërori i fundit për të.

Në orën 17:00, Meksika do të përballet kundër Polonisë. Kjo është një sfidë interesante ku të dyja klubet krijojnë raste për gola.

Në orën 14:00 Danimarka e Eriksen do të përballet ndaj Tunizisë, ku ekipi nordik është favorit për të fituar këtë ndeshje.

Darka do të jetë e kampionëve në fuqi, ku Franca do të përballet ndaj Australisë.

Në orën 20:00, djemtë e Deschamps do të zbresin në fushë sot për të mbrojtur trofeun e tyre të Kupës së Botës. Ata do të bëjnë pa një treshe yjesh, pasi Pogba, Kante dhe së fundmi Benzema i cili nuk ia doli të rikuperohej./h.ll/albeu.com


Shtuar 22.11.2022 08:25