Dinamo kërkon shtyrjen e sfidës së parë në Superiore, kalendari shqetëson skuadrën e Ilir Dajës

Pas humbjes në ndeshjen e parë në Riga të Letonisë, Dinamo përmbysi llogaritë ndaj Audas duke triumfuar 4-0 në “Elbasan Arena”. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja dominoi takimin dhe siguroi kështu kualifikimin në fazën “play-off” të Conference League.

Të lidhura

None found

Për dinamovitët tani mbetet pengesa e fundit dhe më e rëndësishme. Përballë Pafos-it të Qipros, kryeqytetasit do të synojnë realizimin e misionit të madh, hyrjen në grupet e këtij kompeticioni.

Megjithatë, kalendari përbën një shqetësim për Dinamon. Kampionati i Superiores nis më 22 gusht, ndërsa koha ndërmjet ndeshjes së parë të fazës “play-off” dhe përballjes me Vorën në kampionat është shumë e shkurtër.

Për këtë arsye, “blutë” e kryeqytetit i kanë paraqitur Federatës Shqiptare të Futbollit kërkesën për shtyrjen e sfidës ndaj Vorës. Tashmë pritet komunikimi i FSHF-së lidhur me këtë çështje.


Shtuar 14.08.2026 12:35

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetholiganbetJojobet Giriş