Dhimbje koke për Enrique para ndeshjes me Italinë, dy lojtarë në dyshim

Kombëtara e Spanjës dhe ajo e Italisë do të përballen të martën në kuadër të gjysmëfinaleve të “Euro 2020”.

Sipas mediave spanjolle Pablo Sarabia pritet të mungojë ndaj ‘Azzurëve’ e në dyshim të madh është edhe paraqitja e Aymeric Laporte.

Sarabia u detyrua të largohej nga fusha në ndeshjen ndaj Zvicrës dhe duket se ka pësuar lëndim serioz.

Sulmuesi ishte fantastik për Spanjën deri më tani duke realizuar dy gola dhe dy asistime.

Në anën tjetër Laporte ka stërvitur ndaras me skuadrën, mbrojtësi ka pësuuar lodhje muskulare dhe mbetet në dyshim paraqitja e tij në gjysmëfinale.


Shtuar 4.07.2021 17:24