Deschamps tregon për gjendjen e Mbappes: Ndjeu shqetësime në kyçin e këmbës

Franca ka prerë biletën për një tjetër gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi në çerekfinale mposhti Marokun me rezultatin 2-0. Pas suksesit, një nga temat kryesore ishte edhe situata fizike e Kylian Mbappes.

Të lidhura

None found

Skuadra e Didier Deschamps hasi vështirësi ndaj Marokut, sidomos gjatë pjesës së parë, kur portieri Bono priti edhe penalltinë e goditur nga Mbappe. Megjithatë, francezët zhbllokuan sfidën në fraksionin e dytë, ku Mbappe realizoi në minutën e 60-të, ndërsa Ousmane Dembele shënoi në minutën e 66-të.

Pas përfundimit të takimit, Deschamps komentoi edhe daljen nga loja të kapitenit të Francës, i cili u zëvendësua 13 minuta para fundit të ndeshjes.

“Kyliani pati pak probleme me kyçin e këmbës, ndjeu pak dhimbje. Manu Koné mori një goditje në gju dhe kishte edhe shqetësime në bark. Por Warren Zaïre-Emery hyri dhe luajti shumë, shumë mirë. Të gjithë duhet të jenë të gatshëm. Edhe ata që nuk luajnë janë pjesë e rëndësishme e ekipit”, u shpreh Deschamps.

Trajneri francez theksoi se është i lumtur që ekipi i tij ka mbërritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës për herë të tretë rresht.

“Mendoj se është diçka e madhe që jemi në gjysmëfinale për herë të tretë radhazi. Ndoshta duket normale, por nuk është e tillë. Kam lojtarë të jashtëzakonshëm. Sot ishte një ndeshje shumë e vështirë”, tha ai.

Deschamps ndaloi edhe te mënyra si reagoi Mbappe pasi humbi penalltinë gjatë ndeshjes.

“Kur humb një penallti dhe nuk i shfrytëzon rastet, ia vështirëson vetes. Kyliani reagoi shumë mirë dhe shënoi golin. Jemi aty ku dëshironim të ishim. Tani duhet të rikuperohemi dhe të përgatitemi për kundërshtarin e radhës”, shtoi trajneri i Francës.

Në gjysmëfinale, Franca do të përballet me fituesin e çiftit Spanja-Belgjika, ndërsa Deschamps nënvizoi se skuadra mbetet e fokusuar te synimi i saj kryesor, për të avancuar sa më shumë në këtë Botëror.

“Futbolli krijon emocione dhe ne i ndajmë ato me tifozët. E dimë që ka shumë entuziazëm në Francë, por ne duhet të qëndrojmë të përqendruar. Ky është një hap i rëndësishëm, por jemi ende në gjysmëfinale”, përfundoi Deschamps.


deneme bonusuBursa Escortdeneme bonusujojobetbahis siteleribahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbet