Derbi londinez i takon Chelsea, debutim ëndrrash për Lukakun (VIDEO)

Ka përfunduar me fitoren e Chelseat derbi londienz ndaj Arsenalit me rezultat 0-2.

Romelu Lukaku gjeti rrjetën në minutën e 15′ pas asistimit nga Reece James.

20 minuta më vonë epërsia e Chelsea shkoi në 2-0 kur asistuesi i golit të parë, James gjeti rrjetën pas një goditje të fuqishme.

Në pjesën e dytë trajneri i Arsenalit Mikel Arteta provoi ta rikthente ndeshjen duke e freskuar skuadrën me emra si Aubameyang, Tavares dhe Balogun, por as kjo strategji nuk funksionoi.

Chelsea ka dy fitore nga dy ndeshje e para dhe e kryeson tabelën me gjashtë pikë, kurse Arsenali pëson edhe humbjen e dytë dhe e mbyll renditjen tabelare me zero pikë.


Shtuar 22.08.2021 19:26