Françesko Açerbi ka qenë një ndër shtyllat e Interit sezonin e shkuar, por ndërsa dy javë na ndajnë nga nisja e atij 2023-2024, mbrojtësi është dorëzuar ditën e djeshme.
Gjatë stërvitjes në Apiano Xhentile, 35-vjeçari ndjeu një shqetësim muskulor në pulpë dhe pas ekzaminimeve të kryera është konfirmuar një tërheqje në muskulin soleus të këmbës së djathtë. Klubi ka komunikuar dëmtimin e Açerbit nëpërmjet një deklarate zyrtare, me gjendjen që do të rivlerësohet në ditët në vijim.
Për momentin prania e tij në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Monzës në 19 gusht në “Giuseppe Meazza” është ende në dyshim dhe në rast se diçka e tillë do të ndodhë Stefan de Vraj është më i mundshmi për të nisur si titullar në qendër të mbrojtjes.