Del Piero për Chiellini: Një shembull për të gjithë ata që ëndërrojnë ngjyrat e Juves

Alessandro Del Piero ka reaguar pas raportimeve se Giorgio Chiellini do të largohet nga Juventusi.

“Ti tregove se çfarë do të thotë të veshësh një fanellë të Juventusit sa herë që dilje në fushë. Për 17 vite të gjata. E pashë si erdhe këtu si djalë dhe i pushtove të gjithë me modesti dhe punë. Një shembull për të gjithë ata që ëndërrojnë këto ngjyra.

Si lojtar i Juventusit dhe si shok skuadre, nga Seria B te Scudetto, të falënderoj, Giorgio! Tani shijojeni ndeshjen e fundit në stadium sepse padyshim që do të jetë speciale”, ka shkruar ish-sulmuesi i Juventusit. /albeu.com/


Shtuar 12.05.2022 16:56