Njoftimi i krijimit të Superligës shkaktoi një tronditje të madhe në të gjithë Evropën. Kritikët nuk u përmbajtën, veçanërisht në Angli, vendin ku lindi futbolli. Organet drejtuese dhe media tashmë kanë shprehur qartë pakënaqësinë e tyre dhe madje familja mbretërore ka folur! Princi Uilliam i Kembrixhit ka shprehur shqetësimet e tij për krijimin e Super Ligës.
“Tani më shumë se kurrë, ne duhet të mbrojmë të gjithë komunitetin e futbollit – nga niveli më i lartë e deri tek ai fillestar, vlerat e konkurrencës dhe drejtësisë brenda tij. Unë ndaj shqetësimet e tifozëve në lidhje me Super Ligën dhe dëmin që rrezikon t’i shkaktojë lojës që ne e duam, ” postoi Uilliam në llogarinë e tij në Tëitter.