De Ligti i pakënaqur me Bayernin, kërkon largimin drejt Premier Leagues

Mbrojtësi Mathijs de Ligt nuk është i kënaqur me minutat e luajtura te Bayerni i Munichut dhe mund të kërkojë largimin.

Kampioni i Gjermanisë së fundmi ka nënshkruar me Eric Dierin, duke e paralajmëruar holandezin që nuk do ta ketë vendin e sigurt titullar.

Skuadra e fundit që ka shprehur interesim për shërbimet e De Ligt është Manchester United, me trajnerin Erik ten Hag, i cili e njeh në kohën kur ishin te Ajaxi, raporton SkySports, transmeton Klankosova.tv.

Interesim për 24-vjeçarin ka shfaqur edhe Arsenali. Tre javë më parë, The Athletic deklaroi se Arsenali po ndjek 24 vjeçarin dhe është i interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit holandez.

De Ligt ka kontratë të vlefshme me kampionin gjerman deri në verën e vitit 2027, teksa ka zhvilluar 55 paraqitje deri më tani. /klankosova/


Shtuar 16.01.2024 17:00