De Biasi: Broja ka teknikë dhe cilësi fizike të jashtëzakonshme, do e doja në ekip një si ai

Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, pranon se e adhuron Armando Brojën për cilësitë që ai ka.

Në një intervistë për “Tribalfootball”, trajneri aktual i kombëtares së Azerbajxhanit ka folur për Armando Brojën me admirim.

“Unë nuk e njoh atë, por ai ka cilësi teknike dh fizike që janë të jashtëzakonshme. Ai duhet të vazhdojë të punojë shumë dhe të japë 100% në çdo minutë që luan për ekipin.

Për të mund të them se do të dëshiroja të kisha lojtarë si ai në ekipin tim”, u shpreh De Biasi për sulmuesin e Chelsea./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 29.10.2022 09:38