Danilo shpreh dashurinë për Juven: Bayern më kërkoi gjatë verës

Mbrojtësi brazilian, ka shprehur dashurinë për Juven.

Ai tha se kërkua në verë nga Bayern por i qëndroi besnink Juves.

“Sot, unë jam i kënaqur me përvojat që kam pasur. Unë kam mentalitetin e duhur dhe mund të qëndroj këtu për një kohë të gjatë, edhe nëse ndihem më shumë anglez”.

“Mançesteri ishte perfekt për mua, por Torino ka qenë një surprizë e madhe”, deklaroi ai.

Bayern Munich donte të nënshkruante me brazilianin gjatë verës, por si Danilo ashtu edhe Juventus refuzuan çdo ofertë nga Gjermania.

“Nuk doja [t’i bashkohesha Bayernit] dhe për fat, Juventus donte të njëjtën gjë. Ky është vendi i duhur për mua”, deklaroi ai. /albeu.com/


Shtuar 1.10.2021 19:32