Danilo bën “portierin” dhe arbitri me VAR nuk ndërhyjnë, Verona publikon pamjet e penalltisë së pastër (VIDEO)

Hellas Verona është mposhtur në shtëpi nga Juventus me rezultatin 0-1.

Polemikat kanë shpërthyer pasi vendasit akuzojnë arbitrin për gjykim të parregullt.

Verona ka postuar në rrjetin e saj social një foto ku duket qartë imazhi i Danilo i cili bën rolin e portierit duke kapur qartë topin me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin Di Bello ishte e rregullt dhe VAR nuk ndërhyn fare./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2022 21:44