Pas kapërcimit të të gjitha problemeve ligjore, Dani Carvajal është zyrtarisht lojtar i Getafes. Klubi spanjoll e bëri të ditur sot, të martën, afrimin e futbollistit me përvojë, i cili ka firmosur deri më 30 qershor 2027.
Në njoftimin e tij, Getafe CF bëri të ditur se kishte arritur marrëveshjen me Carvajalin dhe se kontrata mes palëve do të jetë në fuqi deri më 30 qershor 2027.
Të lidhura
None found
Transferimi kishte hasur pengesa disa ditë më parë për shkak të kushteve financiare të kontratës fillestare. Sipas saj, futbollisti spanjoll do të përfitonte vetëm 400,000 euro, një shumë që u vlerësua si ofertë tepër e ulët për të.
Në mbështetje të këtij vendimi, ekspertët sollën të dhënat për pagën e tij te Real Madridi, ku deri vonë të ardhurat vjetore arrinin deri në 10 milionë euro.
Me këtë përforcim, Getafe siguron një futbollist që ka grumbulluar përvojë të gjerë si në kompeticionet vendase, ashtu edhe në ato ndërkombëtare.
Gjatë karrierës së tij te “Klubi Mbretëror”, ish-kapiteni i Realit u aktivizua në 451 ndeshje, realizoi 14 gola dhe dha 66 asiste. Ai koleksionoi gjithsej 27 trofe, mes të cilëve gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve dhe katër të La Liga.







