“Copëtohet” Interi, PSG arrin marrëveshje personale me Hakimin

PSG është pranë goditjes së parë të madhe në këtë afat kalimtar të verës.

Siç ishte raportuar dje nga mediat italiane, tani mediat franceze bëjnë të ditur se negociatat për shitjen e Hakimit kanë hyrë në fazën e avancuar.

Sipas gazetarit francez të “RMCsport”, Mohamed Bouhafsi, Hakimi ka arritur marrëveshje personale me Paris Saint Germain dhe tani mbetet vetëm marrëveshja me Interin.

Sipas Bouhafsit, Hakimi është bindur nga projekti i Parisit pasi ka pasur kontakte direkte me Drejtorin sportiv, Leonardon.

Shuma që thuhet se Interi kërkon është 60 deri në 70 milionë euro.

Shtuar 29.05.2021 13:05

Tags: , ,