Përfshihet nga flakët furra e bukës në Elbasan

Një furrë buke në Elbasan është përfhirë nga flakët. Mësohet se zjarri ka rënë në një furrë buke në lagjen “Vullnetari”.

Paraprakisht raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. Zjarri sipas burimeve zyrtare ka rrezikuar edhe objektet ngjitur me të, por falë ndërhyrjes në kohë është evituar përhapja e flakëve përreth furrës.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje.


Shtuar 29.05.2021 13:08