Copa America/ Argjentina kualifikohet në finale, mposht me penallti Kolumbinë (VIDEO)

Argjentina ka siguruar finalen e Kupës së Amerikës pas fitores ndaj Kolumbisë.

Argjentina triumfoi në penallti, ngase edhe pas 120 minutave lojë, rezultati ishte barazim.

Ishte Lautaro Martinez që zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Messit qysh në minutën e tretë.

Kolumbia barazoi rezultatin në minutën e 61-të përmes Diaz.

Tutje, Argjentina dominoi por nuk ia doli t’i finalizojë aksionet.

Në penallti, Emi Martinez ishte i shkëlqyer duke ndalur tre penallti, kësisoj Argjentina siguroi kalimin në finale, aty ku do takohet me Brazilin.


Shtuar 7.07.2021 08:26