Digjet gjatë natës një lokal në Vlorë

Gjatë natës është djegur pjesërisht një lokal në lagjen “1 Maji” në Vlorë. Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.

“Rreth orës 03:10, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një lokal, në pronësi të shtetasit K. Sh., ku ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 7.07.2021 08:29