“Çmenden” te Liverpool, gati të paguajnë 50 milionë euro për mbrojtësin brazilian

Liverpool është vënë në lëvizje që tani për të ‘piketuar’ objektivat e merkatos së ardhshme verore.

“The Reds” pritet të bëjnë një revolucion në ekip, diçka të cilën do ta nisin që nga mbrojtja.

Drejtuesit e Liverpool kanë ‘shënjetruar’ objektivin për repartin e mbrojtjes dhe bëhet fjalë për një 21-vjeçar.

Murillo, qendërmbrojtësi brazilian që aktivizohet me Nottingham Forest është objektivi kryesor i Liverpool, për merkaton që po vjen.

Braziliani shihet nga drejtuesit e “The Reds” si perfekti për të përforcuar mbrojtjen.

Sipas asaj që raportohet nga mediat vendase, drejtuesit e ‘gjigantit’ anglez janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro për të transferuar talentin brazilian në “Anfield”.


Shtuar 24.03.2024 09:01