Ndryshimet te Juventus tashmë po ndodhin me ardhjen dhe largimin e lojtarëve. Alvaro Morata i tha lamtumirë bardhezinjëve dhe do të rikthehet në radhët e Atletico Madrid sapo të fillojë përgatitjet për sezonin e ri.
Përveç kësaj, Paul Pogba do të kthehet në Torino pas pesë viteve të kaluara te Manchester United. Në mungesë të një konfirmimi zyrtar, mesfushori francez do të mbrojë edhe një herë ngjyrat bardhezi.
Kjo ka bërë që disa lojtarë të ndryshojnë numrat e tyre për sezonin e ri. Ky është rasti i Dushan Vllahovic, i cili do të lërë pas ‘7-të’ që mbajti veshur në sezonin e parë dhe do të marrë ‘9-të’ e Moratas. Numri klasik për një qendërsulmues.
Nga ana tjetër, Federico Chiesa ka shfrytëzuar faktin që shoku i tij i skuadrës e ka lënë të lirë ‘7’ dhe për ta ndryshuar për ’22’. Largimi i Paulo Dybala-s la të lirë numrin ’10’, që mund të jetë për Pogba.