Parashikimi i motit për datën 2 korrik 2022

Territori gjatë paradites do të mbetet në pjesën më të madhe në ndikimin e kthjellimeve, por në zonat e thella malore do të ketë kalime të pakta të vranësinave.

Ndërsa në orët vijuese pritet që vranësinat të shfaqen në të gjithë zonën malore dhe të ulët, ku në skajin Verior do të ketë shifra të pakta.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur vlerat ditore nga 16 gradë C deri në 40 gradë C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë./albeu.com