Chielini PRO krijimit të “SuperLeague”

Mbrojtësi juventin Chielini ka folur për “DAZN” rreth dëshirës së tij për krijimin e “SuperLeague”.

“ Unë jam dakort që ky turnament të krijohet, Juventus është dakort gjithashtu. Ne jemi Juventus dhe dëshirojmë të ndeshemi me  ekipet më të mira për të provuar veten tonë.

Fansat e futbollit duhet të shohin një kompeticion te ktillë dhe të mbajnë mend diçka nga futbolli. Duhet të qarkullojë në mendjet e tyre një kujtim dhe emocion pak më ndryshe se deri tani, duhet të shikojnë përballje “titanësh”.

Mendoj se 16 ose 18 ekipe do të ishin mirë të merrnin pjesë këtu, do të ishte shumë bukur të krijohej sa më shpejtë. Duhet të bëjmë diçka për të ndryshuar futbollin, të japim një frymë tjetër në këtë sport”, kështu është shprehur Giorgio Chielini./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 16:38