Paulo Dybala mund të bëhet blerja e radhës për Chelsean, sipas asaj që raportohet nga “Tuttomercatoweb” të hënën.
Klubi londinez ka treguar interesim të treguar interesim për sulmuesin argjentinas, duke hedhur sytë nga klauzola e tij e lirimit e cila do të jetë e disponueshme deri më 15 janar.
Klubi londinez thuhet se është në bisedime të avancuara me Romën dhe është gati të plotësojë shumën prej 15 milionë eurosh që është vlera e klauzolës së lirimit të Dybalas. Përpjekjet e Bluvepër të siguruar shërbimet e tij janë intensifikuar, ku kontakte të drejtpërdrejta janë bërë tashmë me përfaqësuesit e lojtarit.
Mauricio Pochettino po konsideron Dybalan si një shtesë kyçe për skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm. Argjentinasi 30-vjeçar ka bërë një ndikim të dukshëm në futbollin italian që nga arritja e tij në Serie A, duke iu bashkuar Romës në vitin 2022 si lojtar i lirë pas një periudhe të gjatë me Juventusin.
Gjatë sezonit të tanishëm, Dybala ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë gjithashtu 6 asistime në 17 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke treguar nivelin e tij të lartë të lojës. Karriera e tij në Itali ka qenë e suksesshme, ku ka fituar pesë tituj kampion në Serie A me Juventusin, duke e bërë të njohur si një lojtar i shkëlqyer në skenën evropiane.
Chelsea, e cila synon përforcime të mëtejshme për të rritur konkurrencën në skuadër dhe për të qëndruar konkurrues në të gjitha nivelet, shihet se po planifikon të njoftojë në mënyrë zyrtare interesimin e tyre për Dybalan në ditët e ardhshëm, ndërsa Romës i mbetet të shohë nëse do të pranojë të humbasë një lojtar me të tillë profili para përfundimit të kontratës së tij aktuale në vitin 2025. /Telegrafi/