Chelsea mjaftohet me një gol, Wolfsurg 3 pikë shprese për kualifikim (VIDEO)

Nisën sot ndeshjet e katërta të fazes së grupeve në Champions League.

Në Grupin H, Chelsea mori një tjetër fitore me shije kualifikimi teksa u mjaftua vetëm 1-0 ndaj Malmos në Suedi.

Edhe pse skuadra e Tuchel dominoi me lojë dhe me raste vetëm një gol arriti të shënonte skuadra londineze falë golit të Ziyech në 56’ teksa vlen të theksohet rikthimi në fushë për here të pare këtë sezon i Pulisiç.

Gazetarët në “luftë” me të vërtetën. Situatë e rëndë në Kosovë e Shqipëri!
Me këtë fitore, Chelsea bën një hap përpara drejt kualifikimit pothuajse të arritur dhe duhet të presë vetëm rezultatin e ndeshjes tjetër, Juve-Zenit.

Në Grupin G, Wolfsburgu impresionoi me fitoren 2-1 ndaj Salzburgut, kryesuesve të këtij grupi duke bërë gjithçka të hapur garën për kualifikimin më tej.

Trajneri Kohfeld, i ardhur pas shkarkimit të Van Bommel po tregon në dy ndeshje që e ka marrë nën kontroll situatën me dy fitore dhe kjo e sotmja e çon në 5 pikë ekipin gjerman në grup dhe për momentin është në vendin e dytë

Baku që në 4’ dhe Nmecha në 69’ ishin autorët e golave për vendasit ndërsa Wober shënoi për ekipin austriak që mbetet në krye me 7 pikë.


Shtuar 2.11.2021 20:43