Chelsea me ofertë të çmendur, ofron 85 milionë euro për sulmuesin suedez

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe londinezët duan menjëherë të përforcohen në repartin ofensivë.

Gjiganti anglez e kishte Victor Osimhen në listën e dëshirave, por sulmuesi nigerian vështirë se do të largohet nga Napoli para afatit kalimtar të verës, për faktin se është i grumbulluar ne Përfaqësuesen e Nigerisë në Kupën e Afrikës.

Kësisoj londinezët kanë ndërruar objektiv dhe tani kanë bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin suedez Viktor Gyokeres që aktivizohet me Sporting Lisbonën.

Ka qenë gazeta e madhe portugeze ‘Record’ që ka njoftuar se Chelsea ka ofruar 80 milionë euro për lojtarin, plus pesë milionë euro të tjera bonuse.

Megjithatë Sporting ka refuzuar këtë ofertë, pasi nuk duan të largojnë yllin e tyre pa u paguar klauzola prej 100 milionë euro.

25-vjeçari suedez është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer në vitin e tij të parë te Sporting Lisbona, pasi në 24 ndeshje zyrtare ka realizuar 20 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.

Sporting e bleu në verën e vitit 2023 suedezin nga Championshipi anglez ku shpenzoi 20 milionë euro për transferimin e tij nga Coventry City. /Telegrafi/


Shtuar 16.01.2024 16:29

Tags: