Jo vetëm Bayern Munchen – PSG, edhe një super ndeshje do të luhet ditën e sotme në Champions, ajo mes Portos dhe Chelseas.
Edhe pse “Blute e Londrës” janë më të favorizuar në letër, portugezët kanë arritur në këtë fazë duke eleminuar një nga ekipet pretendente për të fituar trofeun, Juventusin.
Ekipet vijnë në këtë ndeshje me disa mungesa, ku më e dëmtuara është Porto.
Për “dragonjtë” mungojnë: Mouhamed Mbaye, Ivan Marcano, Mehdi Taremi dhe Sergio Oliveira.
Për Chelsean mungojnë: Christian Pulisic dhe N’Golo Kante.
Ekipi i Tuchel e ka mbajtur porten të paprekur në 6 nga 8 ndeshjet fundit si dhe ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion. /albeu.com/