Një javë përpara publikimit të listës së parë të Zinedine Zidane me futbollistët e grumbulluar nga Franca, lista paraprake ka zbuluar disa emra të veçantë që kanë shkaktuar befasi.
Të lidhura
None found
Kombëtarja franceze do të luajë katër takime në Ligën e Kombeve të UEFA-s: kundër Turqisë më 25 shtator, ndaj Belgjikës më 29 shtator, përballë Italisë më 2 tetor dhe përsëri me Belgjikën më 5 tetor, këtë herë në Francë.
Edhe pse pritet që Zidane të mbështetet te grupi i krijuar nga Didier Deschamps, emrat e përfshirë në listën paraprake tregojnë se ish-trajneri i Real Madridit mund të sjellë disa ndryshime të rëndësishme.
Sipas Foot Mercato, Esteban Lepaul është ftuar për herë të parë paraprakisht në përfaqësuesen franceze, pas paraqitjeve të spikatura me Rennes.
26-vjeçari e mbylli sezonin e kaluar si golashënuesi më i mirë i Ligue 1, duke realizuar 21 gola. Forma e tij është ruajtur edhe në këtë edicion, pasi ka shënuar tri herë në tri ndeshjet e para.
Një tjetër emër që mund të bëjë debutimin me Francën është Pablo Pagis. Sipas L’Equipe, edhe ai ka marrë ftesën e parë paraprake, pavarësisht se nuk ka luajtur më parë në arenën evropiane.
Pagis, i formuar në akademinë e Rennes, aktivizohet në krahun e majtë. Gjatë sezonit të kaluar, 23-vjeçari realizoi 10 gola dhe regjistroi pesë asistime në Ligue 1 me Lorientin.
Ndërkohë, në orët e fundit është konfirmuar edhe ftesa e parë paraprake për Ismailo Ganiou.
Mbrojtësi i Lensit është afirmuar si një nga futbollistët e besueshëm të futbollit francez, edhe pse nuk ka kaluar ende një vit i plotë.
Andy Diouf është emri i katërt që i bashkohet kësaj liste. Sulmuesi i krahut të djathtë ka spikatur me paraqitjet e tij për Interin që nga nisja e sezonit dhe, për këtë arsye, ka marrë gjithashtu ftesën e parë paraprake nga kombëtarja e Francës.
