Interi interesohet për shërbimet e mbrojtësit të Man United, anglezët gati të “pastrojnë” ekipin

Inter interesohet për Eric Baily. Mbrojtësi i Manchester United të cilit i skadon kontrata në verën e vitit të ardhshëm me Djajtë e Kuq pëlqehet sëtepërmi nga drejtuesit e Interit.

Baily nuk është një titullar fiks te skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer dhe United për të mos e humbur me parametër zero pas një viti, një lojtar për të cilin shpenzoi 40 milionë euro për ta blerë nga Villareali, mund ta shesë te zikaltrit në verë për një çmim të arsyeshëm. Te Interi me shumë gjasa Baily do të marrë vendin e Andrea Ranochias i cili do të largohet me paremetër zero në fund të këtij edicioni.


Shtuar 7.04.2021 10:04