Një Volkswagen Polo ka goditur nga pas një prototip të Bugatti Tourbillon gjatë lëvizjes në rrugët malore të Sierra Nevada, në Spanjë.
Videoja e përplasjes, e shpërndarë në rrjetet sociale, tërhoqi vëmendje të madhe për shkak të diferencës së jashtëzakonshme mes vlerës së dy automjeteve.
Të lidhura
None found
Bugatti Tourbillon vlerësohet se do të kushtojë rreth 3.98 milionë euro, ndërsa Volkswagen Polo ka një çmim dukshëm më të ulët.
Në pamjet e publikuara shihet se prototipi frenoi papritur pranë një zone ku po kryheshin punime, ndërsa drejtuesi i Polo-s me sa duket nuk arriti të reagonte në kohë.
Shkaku i saktë i aksidentit dhe përgjegjësia për përplasjen nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht.
Bugatti Tourbillon do të prodhohet në vetëm 250 njësi. Modeli pajiset me një motor V16 me kapacitet 8.3 litra, të kombinuar me motorë elektrikë, ndërsa fuqia e përgjithshme arrin në 1,341 kW. /Telegrafi/
