Manchester United pas humbjes befasuese në ndeshjen e parë përballë Young Boys, rikthehet të luaj në Ligën e Kampionëve ku këtë herë do të ketë përballë Villarrealin i cili në ndeshjen e parë barazoi me Atalantën.
Solskjaer nuk pritet të ndryshojë gjë sa i përket rreshtimit, 4-2-3-1, me Ronaldon që ashtu si në ndeshjen e parë do të udhëheqë sulmin i mbështetur nga Sancho, Greewood dhe Fernandes. Në krahun tjetër skuadra e drejtuar nga Emery do të rreshtohet me skemën 4-3-3, me sulmin që do të udhëhiqet nga Alcacer për shkak të mungesës së Gerard Morenos, shkruan Albeu.com.
Të lidhura
None found
Të dyja ekipet vijnë më mungesa të shumta në këtë ndeshje me “Djajtë e Kuq” që nuk kanë të gatshëm lojtarë si, Marcus Rashford, Amad Diallo, Harry Maguire i dëmtuar së fundmi, Aaron Wan-Bissaka i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit dhe Luke Shaw i cili është në dyshim.
Edhe “Nëndetsja e Verdhë” ka mungesa të rëndësishme ku përveç Gerard Morenos të lartpërmenduar, do të mungojnë edhe, Samuel Chukwueze, Dani Raba, Yeremi Pino, Farncis Coquelin i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit dhe mbrojtësi Juan Foyth i cili mbetet në dyshim.
Statistika:
Manchester United – Villarreal ka përfunduar në barazim në 5 përballjet e fundit në të gjitha kompeticionet.
Në 8 ndeshjet e fundit të United në Champions nuk janë shënuar më shumë se 2.5 gola, ndërsa Villarreal ka pranuar më pak se 2 gola në 8 nga 9 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.
“Djajtë e Kuq” kanë humbur në 3 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, e Villarreal ka dështuar të fitojë në 9 ndeshjet e fundit. /albeu.com
