Vllaznia e femra është mposhtur sot nga Chelsea me rezultatin 0-4, ndeshje e vlefshme për grupet e Champions League të femrave.
Klubi anglez kaloi në avantazh në minutën e 12-të me golin e Ingle. Tetë minuta më pas, në të 20-tën, Kirby dyfishon shifrat dhe kështu dërgon skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-2.
Shkodranet po rezistonin disa minuta me këtë rezultat, por në të 87-tën Svitkova shënon të tretin dhe në të 93-tën, Mjelde i vë kapakun ndeshjes me golin e katërt nga pika e bardhë e penalltisë.
Vllaznia e femrave ndodhet në vendin e fundit të grupit me 0 pikë, asnjë gol të shënuar dhe 23 të pësuar, shifra tepër negative në këtë pjesmarrje historike.
Në vendin e parë në grup ndodhet Chelsea me 13 pikë, në të dytin PSG me 8 pikë dhe në të tretin Real Madrid me 6 pikë.
Ndeshjen e radhës, Vllaznia e femrave do të ketë përballë Real Madrid, ndeshja e fundit e grupeve, më datë 22 dhjetor, në orën 21:00./ albeu.com