Champions: Këto janë datat e ndeshjeve të para eliminuese

Shorti i fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampioneve do të mbahet të hënën (13 dhjetor) në Nyon të Zvicrës në orën 12:00.

8 fitueset e grupeve do të jenë në Vazon 1 dhe 8 ekipet e renditura të dyta në Vazon 2.

Sfidat e vajtjes do të mbahen në datat 15/16/22/23 shkurt, ndërsa ato të kthimit në datat 8/9/15/16 mars.

Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales do të mbahet të premten më 18 mars. /albeu.com/


Shtuar 10.12.2021 22:26