Ceferin “thumbon” ekipet që nuk kanë hequr dorë nga Superliga: Qëndrimi i tyre është i papranueshëm për botën e futbollit

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin edhe njëherë ka dalë në sulm të tre klubeve që mbesin pro krijimit të një Superlige.

Aleksander Ceferin është rikthyer në retorikën e ashpër ndaj Barcelonës, Real Madridit dhe Juventusit për projektin e tyre të Superligës.Më herët edhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas, deklaroi se të tre klubet mund të përjashtohen nga UEFA, gjë që shkaktoi reagime në Spanjë, pasi sipas gazetarëve spanjollë, ai është president i të gjitha klubeve spanjolle dhe duhet t’i mbrojë ato.

Sipas “El Chiringuito”, Ceferin ka thumbuar prapë këto klube.

“Për të gjithë familjen e futbollit, sjellja dhe qëndrimi i tyre është i papranueshëm”, deklaroi Aleksander Ceferin.


Shtuar 29.05.2021 10:45