Rikthimi i bujshëm “çmend” rrjetin, Soni dhe Flori shfaqen pas një dekade bashkë (FOTO LAJM)

Pjesmarrja e Soni Malajt këtë vit në “Kënga Magjike” ishte më e veçanta. Kjo pasi pas 10 vitesh ajo u rikthye në bashkëpunim me FLori Muajesin me të cilin nuk kishte asgjë që i bashkonte prej një dekade, por njëkohësisht ata nuk janë fshirë asnjëherë nga memoria e publikut si çifti më i dashur i shoëbizit shqiptar dhe sot i kujtojnë si të tillë.

“Versioni im” e shkruar nga Flori është dhe një nga pretendentet për fitore.

Por pavarësisht këtij bashkëpunimi, Soni dhe Flori nuk po i shihnim bashkë në asnjë moment dhe kurioziteti ishte shumë i madh derisa Soni ka publikuar një video nga prapaskenat.

Fansat po kërkojnë pafundësisht një bashkëpunim mes dyshes por edhe nëpër intervista Soni ka thënë se për momentin nuk është një plan i tillë.

Në foton e shkëputur nga videoja, vihet re që ekziston ende një “kimi” mes ish-çiftit që dikur bën xhiron e mediave rozë për marrëdhënien e tyre të dashurisë.


Shtuar 29.05.2021 10:44